Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë Kosovë

Mesditën e sotme është gjetur një mjet shpërthyes në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur në orën 11:00,për Ballkani.info ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ajo tha se mjeti shpërthyes është shpërthyer nga njësitet kompetente.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente. Me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, po merren njësitet nga stacioni i Fushë Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.