Policia jep detaje për rrotullimin e autobusit në Ferizaj

Tre udhëtarë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus me udhëtarë në fshatin Cernill të Ferizajt, ka rrëshqitur nga rruga kryesore, duke u rrotulluar anash rrugës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Tre udhëtarët e lënduar janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj, ndërsa njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes.

Rasti është nën hetime.