Policia jep detaje për rrokullisjen e furgonit në Fushë – Kosovë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, nga i cili kanë mbetur persona të lënduar.

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një furgoni.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale.

Në raportimet rreth aksidentit thuhet se furgoni është rrotulluar i tëri.