Policia raporton se mbrëmë gjatë kryerjes së punimeve në një ndërtesë në Fushë Kosovë është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.