Policia jep detaje për rrahjen në LDK, tre persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për rrahjen që ka ndodhur ndërmjet anëtarëve të LDK’së në nëndegën e kësaj partie në Mat të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se pasi kanë pranuar informacionin se ka ndodhur një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një shkollë në Matiqan, kanë reaguar menjëherë.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave ne një shkolle ne Matiqan. Menjëherë njësitet policore te Drejtorisë Rajonale te policisë ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqëruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo për Ballkani.info.

Rrahja ka ndodhur pas orës 17:00, kur edhe kishte nisur procesin e brendshëm zgjedhor kjo nëndegë. /Ballkani.info

Momenti i rrahjes në nëndegën e lagjes Mati: