Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes që ka ndodhur në një lokal tek qendra “The Village”, thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit.

Lajmin për Ballkani.Info e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se patrullat e policisë menjëherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme’”, ka thënë Veseli/Ballkani.info/