Policia jep detaje për punëtorin që vdiq dje në Gjakovë

Një person është alivanosur dje në vendin e tij të punës dhe gjatë kontrollit nga mjeku, i njëjti ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.