Policia jep detaje për punëtorin 23-vjeçar që ra nga ndërtesa në Prishtinë

Një punëtor është lënduar sot në vendin e punës. Këtë lajm e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës, duke treguar se i lënduari është M.M, mashkull 23 vjeçar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë , derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjecar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Ballkani.info.

Punëtor ishte duke punuar në objektin që njihet si “44 katëshe” në Prishtinë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar se punëtori i lënduar ishte duke punuar për një kompani të Shqipërisë, e cila është e kontraktuar për të punuar në këtë ndërtesë./Ballkani.info/