Policia e Kosovës ka njoftuar se një person shqiptar i Maqedonisë së Veriut është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën.

“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 08.01.2023 – 21:10. Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. të dyshuarit janë në kërkim policor./Ballkani.info