LAJMI I FUNDIT

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”.

“Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në konfirmim.

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë