Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e armës së zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë të premten mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, derisa ka bërë me dije se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 23:15, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para  dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci.

Ndërkaq, i njëjti tha se policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar nga rasti.