Policia jep detaje për plagosjen e një personi në kufi me Serbinë

Policia jep informata në lidhje me plagosjen e një personi që ka ndodhur dje në fshatin Svircë të Kamenicës.

Sipas Policisë viktima ishte plagosur me armë zjarri nga persona deri më tani të panjohur derisa ishte në pyll në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Viktima nga spitali i Gjilanit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

loading…