Policia jep detaje për plaçkitjen e automjeti me para në Leposaviq VIDEO

Tri vetura janë kapluar nga zjarri në afërsi të Leposaviqit.

Kjo pasi që është tentuar të plaçkitet automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” .

Togeri Branislav Radoviç përgjegjës për media për jug, ka thënë për Telegrafin se në këtë rast tre persona kanë marr lëndime.

“Tri automjete janë përfshirë nga zjarri. Mësohet se brenda kanë qenë tre persona dhe kanë pësuar lëndime ndërsa nuk dihet nëse janë lënduar rëndë. Është tentuar të plaçkitet automjeti i kompanisë “Hendereson”. Ka pasur edhe të shtëna me armë, pasi që janë gjetur edhe tri armë. Ndërsa dyshohet se sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Kopaonikut”, ka thënë ai.

Sipas tij Policia dhe Hetuesia kanë dalë në vend të ngjarjes për të hetuar shkaqet e kësaj plaçkitje, ndërsa ende nuk ka të dhënë më shumë.