Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe dy të tjerë janë arrestuar pas një përleshje që ndodhi mbrëmë në Bare të Mitrovicës.

Në incident është përdorur arma e zjarrit dhe mjetet e forta.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

“Fsh. Bare, Mitrovicë Jug 26.04.2022 – 16:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me mjete të fortë kanë sulmuar tre viktima meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokuronit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.