Leposaviq

Policia jep detaje për ndërtesat që u dogjën në Leposaviq

Erërat e fortë që ka fryrë dje, në Leposaviq dëmtoi linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike, e cila më pas shkaktoi një zjarr në një ndërtesë banimi në vendbanimin e minierave afër Leposaviqit.

Zjarri fillimisht shpërtheu në pyll dhe shumë shpejt u përhap në një ndërtesë banimi.

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur më këtë rast i cili ka ndodhur të premten pasdite,

“Si pasojë e një zjarri janë djegur tri ndërtesa të vjetra. Në këto objekte kanë qenë duke banuar disa familje të cilat janë evakuuar me kohë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe eksperti komunal i zjarrit sipas të cilit zjarri është shkaktuar nga instalimi i vjetër i energjisë elektrike dhe erërat e forta”, njoftoi policia e Kosovës.