Policia jep detaje për këmbësorin që u godit nga vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar pasi që është goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 16:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.

LEXO EDHE: