Një grabitje me armë ka ndodhur sonte në një lokal në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë (afër rrethit të flamurit).

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se policia ka pranuar informatën për grabitje sonte rreth orës 21:30.

Hoxha ka shtuar se Policia me njësitë e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.