Policia jep detaje për grabitjen e bankes me mjete shpërthyese në Prishtinë

Sot në orët e para të mëngjesit është thyer një bankomat i Bankës Kombëtare Tregtare pranë një qendre tregtare në Veternik.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 05:30. Vjedhja është tentuar të realizohet duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një rast vjedhje ka mbetur në tentativë, e njëjta është tentuar të realizohet duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti.