Dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në institucionin mikrofinanciar “Ria” në Prishtinë ku kanë vjedhur para.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë”, tha ajo.

Ahmeti ka treguar se Policia është duke i kryer veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e  nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar’, ka thënë ajo./Ballkani.info/

LEXO EDHE: