Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në “Meridian”, i arrestuari është 19 vjeç

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë duke kryer grabitje me armë në një dyqan të “Meridian” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se në këtë grabitje kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë arratisur.

Grabitësit pas ndërhyrjes së policisë kanë lënë arkën me para të marrë nga dyqani dhe një çantë më gjësende.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Ballkani.info.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se sonte rreth ore 17: 30 ata kanë pranuar informatën per nje grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Policia e Kosovës me njesitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rast dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të cilët Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit pasi kanë vërejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur pajise, çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë”, ka thënë Hoxha. /Ballkani.info/