Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Mitrovicë, ka të plagosur

Para disa minutave është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në qendër të Mitrovicës.

Fillimisht është dyshuar se një person është vrarë.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahitin, i cili ka thënë se aktualisht kanë vetëm informacione fillestare.

“Dyshohet për një person të lënduar nga arma e zjarrit, i cili po trajtohet në spital, ndërsa njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Ballkani.info do të ju mbajë të informuar tutje për detajet e ngjarjes… /Ballkani.info