Prishtinë

Policia jep detaje për dy personat e arrestuar ditën e djeshme për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për grabitje të armatosur.

Siç bën të ditur komunikata, njëri prej tyre është shtetas i Republikës së Shqipërisë, pëcjell Ballkani.info.

“Më datën 03.01.2019 rreth orës 17:30 në rrugën “Mustafa Venhari” në Prishtinë, në një nga dyqanet e kësaj rruge ka ndodhur një grabitje e armatosur”, thuhet në komunikatë.

Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga katër persona të maskuar dhe të armatosur të cilët me forcë kanë arritur të marrin arkën e këtij dyqani.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar”, bëhet e ditur në njoftim.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në ikje e sipër të të dyshuarit;

A. Braha, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë:

Të jetë i përfshirë në rast, gjetjen e një qante krahu brenda së cilës janë gjetur maskat, dorezat, një armë, dy thika, si dhe në një perimetër më të gjerë është gjetur arka e cila është grabitur nga dyqani në fjalë.

Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe katër operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë ;

L. Drenovci, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë
Të jetë i përfshirë në këtë rast.

Përgjatë bastisjeve polici ka sekuestruar edhe gjësende të ndryshme të cilat mund ti shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së këtyre personave me rastet e tjera, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.

Pas arrestimit të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. /Ballkani.info