Prishtinë

Policia jep detaje për djegien e banesës te “Mati 1”: S’ka të lënduar

Këtë të premte rreth orës 17:00 një banesë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.”

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ajo.