Policia jep detaje për arrestimin e Feros, pasi që sulmoi producentin e njohur

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur më së miri me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit.

Policia ka dhënë detaje për Ballkani.info për arrestimin.

Deklarata e Agron Borovcit nga Policia e Kosovës:

Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së kendejmi rreth oës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje