Policia jep detaje për arrestimin e dy shtetasve rusë

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Sarpelj të Leposaviqit janë arrestuar dy shtetas rusë, një femër dhe një mashkull.

Të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar.

“Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në njoftim.