Policia jep detaje për arrestimet e mbrëmshme në rrugën B: Disa persona nuk respektuan masat antiCOVID dhe sulmuan policinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e mbrëmshëm në rrugën “B” në Prishtinë, ku bëhet e ditur se dy persona kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, pasi edhe paraprakisht nuk kanë respektuar masat anti-COVID-19.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet se ditur se mbrëmë pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve.

Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.