Policia jep detaje për aksionin në “Dardani” të Prishtinës

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para disa minutash në Prishtinë, në lagjen “Dardania”. Aty janë parë forca të mëdha policore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 17:20, teksa janë arrestuar disa persona.

“Rreth orës 17:20 policia është njoftuar për një rrahje në proces. Me këtë rast, policia ka intervenuar dhe  ka arrestuar disa persona. Rasti është në trajtim”, ka thënë Krasniqi.

Detaje tjera apo nëse ka të lënduar nga ky incident nuk dihet. /Lajmi.net/