Sot gjatë orës 18:00 është njoftuar për një aksident tek rrethrrotullimi që ndan rrugët për Fushë Kosovë dhe Mitrovicë.
Makina që ka qenë në lëvizje ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar duke rënë nga rrethrrotullimi në pjesën e cila është në punime e sipër.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.
“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Tirana në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjesë e rrugës kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak të punimeve” ka thënë Ahmeti për Ballkani.info. /Ballkani.info/








