Policia jep detaje për aksidentin tek mensa në Prishtinë

Nga aksidenti i rëndë në rrugën “Agim Ramadani” në afërsi tek mensës së studentëve ka mbetur i lënduar një person.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur aksidenti, kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

loading…