Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve tek konviktet në Prishtinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti e cila ka thënë se rreth orës 7 të mëngjesit kanë pranuar informacion për një aksident trafiku në afërsi të konvikteve.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, një furgon dhe një veturë e tipit mercedes. Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar në trajtim mjekësor ku është konstatuar se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore” ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/