Policia jep detaje për aksidentin që vetura përfundoi në shërnishta (VIDEO)

Një grua është lënduar në një vetaksident në Lipjan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për vetaksidentin ka marrë informatën pasditen e së enjtes.

E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

loading…