Klinë

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi në fshatin Zajm të Klinës, ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që ka ndodhur të premten në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.

Policia njofton se në aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dy tjerë janë lënduar.

“Në aksident ishin të përfshira dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pas kyçje së pa sigurte të automjetit i cili tentoi të kyçej në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestarë, gjerë sa dy të lënduarit tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

VIDEO BONUS: Në Prelez të Ferizajt