Policia jep detaje për aksidentin në Vranidoll

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:50, po ashtu është raportuar për një aksident trafiku ne  Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Hoxha tha më tej se njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktareve në këto aksidente dhe janë ndërmarr veprime te tjera te nevojshme

 Ai kërkoi po ashtu nga ngasësit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit te shpejtësinë në rrugë, te shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos te drejtojnë automjetin kur janë te lodhur apo në ndikim te alkoolit”. tha Hoxha./Ballkani.info