Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan (FOTO)

Mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjetesh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të aksidentuarit janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.