Policia e Kosovës

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Muharrem Fejza” ku si pasoj e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një motoçiklist.

Lajmin për Ballkani.info,e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një minibus dhe një motoçikletë, ku lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, ku është dërguar për trajtim në QKUK.

Ahmeti tha se njësiti i trafikut po merret me rastin./Ballakni.info