Policia jep detaje për aksidentin në Hereqë të Gjakovës: 1 i vdekur dhe 5 të lënduar VIDEO

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, ku si rezultat një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar një informatë për një vetaksident në fshatin Hereq të Gjakovës ku si pasojë një grua 67-vjeçare ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë lënduar rëndë por janë jashtë rrezikut për jetë”, është Gjurkaj.

Më poshtë e gjeni videon e publikuar nga Gazeta Demos.