Policia jep detaje për aksidentin në Hajvali

Sot rreth orës 14:30 minuta, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku ku një peron ka përdunduar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një fugoni dhe një motoçiklete.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga ky aksident lëndime trupore ka marrë ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.