aksident

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur katër të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Ballkani.info ka konfirmuar rastin duke thënë se “Aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave dhe se janë lënduar katër persona, ku edhe janë dërguar për trajtim. Me rastin po merret njësiti i trafikut ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.