Policia jep detaje për aksidentin në dalje të Prishtinës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në orën 11:38 në dalje të Prishtinës, në rrugën që lidhë Kryeqytetin me autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga ky aksident.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, tha për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

loading…