Policia jep detaje për aksidentin në Bardhosh

U raportua për një aksident trafiku që ka ndodhur në mes një veturë dhe një këmbësori në fshatin Bardhosh.

Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal” tha ajo.