Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Veternik, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.
Sipas tyre, dy persona janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri është liruar.
“AKSIDENT TRFAIKU ME FATALITET- Veternik, Prishtinë / 04.11.2023 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar ”
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ubduksion. Rasti në procedurë hetimore.







