Aksidenti

Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Komoran

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 19:00.

Në këtë aksident sipas zëdhënësit janë përfshirë tri automjete.

“Deri tani sipas informacioneve nga terreni 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Daut Hoxha për KALLXO.com.

Njësitet policore dhe ato kompetente për menaxhim të trafikut në autostradë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e aksidentit, shtoi zëdhënësi i Policisë.

Zëdhënësi i Policisë ka shfrytëzuar rastin të kërkojë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në veçanti ato mbi përcaktimin e shpejtësisë dhe vozitjen t’ua përshtatin kushteve të rrugës.

“Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa te nevojshme ligjore për të gjithë ata drejtues që bien ndesh me rregullat në komunikacion, duke përfshirë edhe mosposedimin e pajisjeve dimërore”, tha ai.