Aksident me fatalitet

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Në raportin ditor të policisë thuhet se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë dhe se rasti është nën hetime.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Prishtinë.

Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Ajo ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë dërguar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend