Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i vdekur pasi që vetura e tij është goditur nga një kamion.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 22.04.2024 – 14:08. Një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: