Policia jep detaje për aksidentin e tmerrshëm në Magure të Lipjanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Magure rrugës për në qytetin e Lipjanit.

Tri vetura janë përplasur derisa raportohet edhe për persona të lënduar.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës.

Ballkani.info i ka siguruar fotografitë nga ky aksident i tmerrshëm.

Policia e Kosovës për Ballkani.info ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Magure – Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit janë lënduar katër persona, të lënduarit janë derguar për tretman mjekësor me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Policia e Kosovës. /Ballkani.info/