Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Pejë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasditë në dalje të Pejës, rrugës për Prishtinë, afër rrugës tranzit.

Sipas fotografive dhe videos se siguruar nga Ballkani.info, dy vetura janë përplasur rëndë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai ka treguar se katër persona janë lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.