Policia jep detaje nga tentim vrasja e mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmë në kryeqytet ka ndodhur një përleshje, ku disa të dyshuar kanë therur me thikë dy persona.

Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona të dyshuar pasi që, të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjetër të dyshuar (meshkuj K/Shqiptar-në arrati), dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy viktimat meshkuj me mjet të mprehtë-thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton Ballkani.info.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Ballkani.info

loading…