Policia jep detaje nga aksidenti zinxhiror në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku të përfshira janë dy kamionë dhe dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Express ka thënë se aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale, pra nuk ka pasur të lënduar.

“Një kamion ka pësuar defekt, ndërsa një kamion tjetër e ka goditur nga prapa. Pastaj dy vetura të tjera pas tyre janë goditur njëra me tjetrën”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është liruar për qarkullim.