Raportohet

Policia italiane habitet kur gjen vendin se ku e fshihte drogën çifti shqiptar

Policia italiane në Mascalucia është habitur kur ka gjetur pas një kontrolli të imtësishëm sasinë e drogës që çifti shqiptaro-italian fshihte në shtëpi.

Policia raporton se në pranga ka rënë 35 vjeçari Ervis Mankollari si dhe bashkëjetuesja e tij, një 30 vjeçare me origjinë nga Catania, e quajtur Maria.

Autoritetet e kanë gjetur drogën e fshehur nga çifti i trafikantëve në qeset e plehrave, mes mbeturinave.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, u zbulua rreth 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.

Shqiptari shkoi në burg ndërsa gruaja e tij do të qëndrojë në shtëpi nën arrest shtëpiak