Policia identifikon një veturë të falsifikuar në Vërmicë

Policia e Kosovës njofton se Stacioni Policor Kufitar në Vërmicë sot ka identifikuar një veturë të falsifikuar.

Sipas njoftimit, rreth orës 15:00, policia ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K viti i lindjes 1989, shtetas i Shqipërisë.

Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.